Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës për armëmbajtje pa leje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Lezhë-Mabë, policia ka arritur që të ndalojë një automjet që drejtohej nga shtetasi me iniciale B.B.
Gjatë kontrollit është konstatuar se 30-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.02 mg/ l.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, u gjet edhe një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




