Ka ndodhur

Lezhë, gruaja shtatzënë përplas me makinë 7-vjeçaren

Gazeta Si – Një vajzë 7 vjeçe mbeti e plagosur, pasi u përplas me makinë nga një grua shtatzënë këtë të martë në Lezhë. Ngjarja ndodhi në afërsi Varrezave të Dëshmorëve, në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Në timonin e makinës ishte një grua shtatzënë, e cila mësohet se për shkak të tronditjes u dërgua në spital.

Fatmirësisht 7-vjeçarja e aksidentuar është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë