Ka ndodhur

Lezhë / Gjendet pa ndjenja në rrugë, 22-vjeçari dyshohet se ka rënë nga lartësia

Gazeta Si - Një 22-vjeçar, i cili është gjetur pa ndjenja në mes të rrugës pranë rrethrrotullimit të Shëngjinit, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një lokali aksidentalisht.

Mësohet se i riu nga Shkodra u dërgua në Spitalin e Lezhës me fraktura në kokë. Pasi mori ndihmën e parë në spitalin e qytetit, u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas policisë, dyshohet se i riu ka rënë nga një lartësia e një lokali dhe ka pësuar fraktura të forta në kokë. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

"Rreth orës 06:05, salla operative e Policisë së Lezhës është njoftuar nga spitali rajonal i Lezhës, se në afërsi të rrethrrotullimit të Shëngjinit, është marrë me autoambulancë, i dëmtuar në kokë, shtetasi G. B., 22 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 22-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një lokali në vendin ku është gjetur i dëmtuar. Ky shtetas është transportuar në Spitalin e Traumës dhe është në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje", - njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë