Ka ndodhur

Lezhë, familja me 5 anëtarë rrezikon jetën duke kaluar përroin me makinë

Gazeta Si - Një familje me 5 anëtarë është shpëtuar pasi mbeti e bllokuar brenda makinës së tyre në një përrua në fshatin Kaluer të Njësisë Administrative Ungrej në Lezhë.

Kjo familje po kthehej nga një ceremoni mortore dhe tentuan të kalonin përroin me fuoristradë. Për shkak të prurjeve të shumta të ujit, automjeti i tyre mbeti i bllokuar.

Kanë qenë banorë të zonës të cilët u kanë ardhur në ndihmë dhe i kanë ndihmuar që të dalin nga automjeti, duke shmangur kështu tragjedinë.

Ky përrua ndan dy fshatra të kësaj njësie administrative. Shembja e urës prej vitesh detyron banorët e këtyre zonave të kalojnë përmes përroit, ku niveli rritet dhe më shumë kur ka reshje shiu, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë