Gjykata e Lezhës ka vendosur burg pa afat për Simon Gjokën i cili u arrestua si hajdut por më pas rezultoi se kishte abuzuar seksualisht me një të mitur 13 vjeçare. Arrestimi i tij u bë pas dyshimeve për disa vjedhje bagëtish, por pas vendosjes në përgjim, u zbulua se komunikonte me të miturën me biseda me kontekst seksual. E mitura ishte vajza e gruaje me të cilën Gjoka kishte lidhje shoqërore.
Menjëherë është bërë shoqërimi dhe marrja në pyetje në praninë e psikologut dhe nënës së saj të 13 vjeçares që ka dëshmuar se lidhja me 38 vjeçarin kishte filluar prej më shumë se 1 viti dhe se kishin kryer edhe marrëdhënie seksuale.
Në telefonin e së miturës janë gjetur videot intime dhe foto por vajza ka pranuar gjithashtu se 38 vjeçari e kishte prezantuar edhe me persona të tjerë, ndërsa është ngritur dyshimi se mund të jetë shfrytëzuar prej tij për prostitucion. Pritet akt ekspertimi i mjekut ligjor dhe marrja sërish në pyetje e të miturës për të përcaktuar nëse ajo është shfrytëzuar për prostitucion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




