Një 34-vjeçar, banues në fshatin Adriatik është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar mesditën e të martës në Lezhë.
I riu me iniciale A.Gj., ka qenë në drejtimin e një mjeti tip kamionçinë dhe për fat të mirë nuk ka pësuar lëndime. Policia e Kurbinit ka shoqëruar disa persona që dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim kapjen e autorëve, si dhe janë sekuestruar pamjet filmike të bizneseve në rrugë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




