Ka ndodhur

Lezhë, 45-vjeçari vetëplagoset me armë zjarri në këmbë

Gazeta Si - Një 45-vjeçar me iniciale M.Gj., në Lezhë u dërgua për ndihmë mjekësore në spital pasi kishte një plagë në këmbën e majtë.

Policia njoftoi se dyshohet se ai është vetëplagosur me armë zjarri. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Dyshimet janë që ngjarja të ketë ndodhur në një bar në fshatin Rraboshtë. Ndërkohë efektivët e policisë po hetojnë edhe pista të tjera të mundshme në lidhje me ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë