Ka ndodhur

Lezhë / 38-vjeçari arrestohet për vjedhje, por policia i zbulon video në celular duke kryer marrëdhënie me një të mitur

Gazeta Si – Një 38-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi akuzohet për disa vjedhje, por gjatë këqyrjes së celularit të tij, është zbuluar se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Policia thotë se Simona Gjoka ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e bagëtive në fshatin Gajush të Lezhës, ngjarje e ndodhur në javën e parë të muajit shkurt, ndërsa dyshohet se ka kryer vjedhje edhe në disa fshatra të tjera.

Por pas arrestimit të tij, policia i gjeti në celular prova që vërtetonin se kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajzën 13-vjeçare të mikeshës së tij të cilën e kishte strehuar në shtëpi.

Sipas policisë, vijon puna për grumbullimin e provave dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprave të tjera penale, si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm, të cilët mund të kenë ndihmuar në realizimin e vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë