Futboll

Lewandowski vs. Mbappé për Këpucën e Artë në La Liga

Polaku i Barcelona-s dhe francezi i Real Madrid shënuan secili nga dy gola në fundjavë. Lewy mbetet në krye të klasifikimit që do të shpallë Shënuesin më të mirë të sezonit. Sulmuesi i Barcelona-s arriti në kuotën e 25 golave duke ruajtur diferencën prej 3 të tillëve nga Mbappé në LaLiga. Në vendin e tretë me diferencë të thellë ndjek Budimir (Osasuna) që ka shënuar 15 gola deri tani.

Golat, mënyra dhe pozicionet ku ka shënuar Lewandowski këtë sezon

Sa i përket trofeu “Zamora”, që akordohet për Portierin më të mirë, ai që ka pësuar më pak gola deri tani është Jan Oblak. Numri 1 te Atlético de Madrid ka lejuar ta ndëshkojnë 23 herë në 28 ndeshje me një mesatare pësimi prej 0.82 gola për ndeshje. Në vendin e dytë ndjek David Soria (Getafe) dhe në të tretin qëndron Remiro që mbron portën e Real Sociedad.

Oblak kërkon të 5 trofe si Portieri më i mirë i sezonit

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë