Kombetarja

Lewandowski për Botërorin e fundit, Shqipëria për të parin- si mund të rreshtohen skuadrat

Nga Gazeta Si- Trajneri polak Jan Urban ka arsye të jetë i kënaqur me grumbullimin përpara ndeshjes kundër Shqipërisë.

Pjesa dërrmuese e lojtarëve aktivizohen rregullisht me klubet e tyre dhe formacioni titullar mund të ndërtohet lehtësisht nga lojtarë në formë.

Në kampin polak ka një optimizëm të kujdesshëm, por edhe shqiptarët janë të etur për sukses.

Ndërkohë kundërshtari Sylvinho ka të dëmtuar sulmuesin kryesor Rey Manaj, ndërsa Broja sërish vazhdon të jetë larg formës së tij sportive. Shqipëria ka grumbulluar nën presion Mehmetin dhe Muçin, por të dy këta nuk kanë luajtur asnjë ndeshje të plotë në eleminatoret e fundit për Shqipërinë.

Por kush mund të zbresë në fushë në “PGE Narodoëy” të enjten në mbrëmje, kur gjyqtari anglez Anthony Taylor të vërshëllejë për fillimin e sfidës.

Polonia pritet të aktivizojë: K. Grabara – T. Kedziora, J. Bednarek, J. Kiëior, M. Cash, P Zielinski, J. Moder, M. Skora, J. Kaminski, S. Szymanski, Robert Leëandoëski.

Ndërkohë nga kampi shqiptar priten: T. Strakosha, E. Hysaj, A. Ajeti, B. Gjimshiti, M. Mitaj, Q. Laci, J. Shehu, K. Asllani, M. Uzuni, A. Broja, A. Hoxha.

Sipas “Transfermarkt”, vlera financiare e formacionit vendas është 130 milionë euro (lojtari më i shtrenjtë Kiëior, 27 milionë euro). Ndërsa Shqipëria kushton 50.4 milionë euro (lojtari më i shtrenjtë Asllani, 13 milionë euro).


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë