50 gola me fanellën e Barcelonës kur ende nuk është mbyllur sezoni i tij i dytë me “blaugranat”. Robert Lewandowski ka për çfarë të jetë krenar për përvojën e tij në La Liga.
“Kur mendoj për golat dhe në kohën që kam kaluar këtu ndihem, shumë krenar për këtë klub. Secili prej këtyre golave ka një domethënie të veçantë për mua dhe është privilegj të shënosh gola për Barçën,” u shpreh polaku në një intervistë të gjatë për median spanjolle.”
“Kurrë nuk kam menduar se sa gola do të shënoj, por janë 50 gola për Barçën në një vit. Mendoj se mund të shënoj më shumë, por kur kthej kokën pas, mund të ndihem krenar”.
Krahasimi me legjendat e Barçës: “Kur shoh emra të tjerë që arritën këto shifra si Thierry Henry apo David Villa, të cilët ishin të jashtëzakonshëm dhe ndër më të mirët në histori… Të jesh në të njëjtin nivel ose të shënosh më shumë gola se ata është e pabesueshme. Ky ishte vendi ku doja të isha, idhujt që kisha kur isha i ri. Ishte diçka që e ëndërroja si fëmijë dhe tani është një realitet këtij niveli”.
Klubi më i madh në histori: “Do të thotë shumë të jesh lojtar i Barçës, ndonjëherë është e vështirë të gjesh fjalën e saktë, por është krenari, lumturi. Njerëzit flasin për këtë klub se është klubi më i madh në botë dhe të qenët pjesë e tij më bën më të mirë, më jep më shumë energji për të punuar shumë dhe për të bërë diçka të veçantë”. (Supersport)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




