Ka ndodhur

Lëvizte me pistoletë, shoqërohet 12-vjeçari në Luz të Kavajës. Procedohet i ati për keqtrajtim

Nga Gazeta ‘SI’ – Një i mitur 12 vjeç është shoqëruar nga policia, pasi qarkullonte me pistoletë në fshatin Luz i Vogël në Kavëjë.

Policia ka shoqëruar gjithashtu dhe ka proceduar penalisht babain e të miturit për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Ndërkohë po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë për të gjetur se ku e ka marrë armën e zjarrit 12 vjeçari dhe për të dokumentuar edhe ngjarje te tjera ku dyshohet i mituri dhe babai i tij.

Njoftimi i policisë:

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë, falë informacionit të marrë nga qytetarët, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe shoqëruan në Polici një të mitur 12 vjecar.

Gjatë kontrollit fizik të miturit ju gjet arma e zjarrit pistoletë me një karikator me fishekë luftarak.

Policia ka shoqëruar dhe proceduar penalisht babin e të miturit ër veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas një informacionit të marrë falë bashkëpunimit me qytetarët, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe shoqërimin e 12 vjeçarit me banim në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, i cili mbante me vete një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë luftarak.

Specialistët për hetimin krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë shoqëruar dhe proceduar penalisht babain e 12 vjeçarit, shtetasin B.A, 35 vjeç, për veprën penale keqtrajtimi i të miturve.

Ndërkohë po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë për të gjetur se ku e ka marrë armën e zjarrit 12 vjeçari dhe për të dokumentuar edhe ngjarje te tjera ku dyshohet i mituri dhe babai i tij.

12 vjeçari për shkak tëmoshës është lënë i lirë ndërsa arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Për Meksikën, thotë studimi, “një tarifë prej 25 për qind do të ishte katastrofike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë