Një i ri është vënë në prangat e policisë së Shkodrës për shkak se akuzohet për armë mbajtje pa leje. I arrestuari është F.G., 34 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër.
Ky person është kapur me armë në makinën e tij për të cilën nuk kishte leje përkatëse. Gjatë patrullimit në lagjen “Liria”, policia ka konstatuar një automjet që kryente lëvizje të dyshimta.
Menjëherë efektivët janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit dhe bllokimin e automjetit.
Gjatë kontrollit në automjet, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




