Ka ndodhur

Lëvizte me pistoletë me vete, prangoset 33-vjeçari në Vlorë

Gazeta Si – Një 33-vjeçar është arrestuar në Vlorë për armëmbajtje pa leje. Bëhet e ditur se O.K., banues në lagjen “24 Maj”, u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

Gjatë kontrollit, policia gjeti në çantën e tij një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë