Nga Gazeta ‘SI’ – Një 33-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit.
Blutë njoftojnë se ky person qarkullonte me armë zjarri me vete në makinë. Gjatë kontrollit iu gjetën arma e zjarrit e tipit pistoletë me krëhër dhe municion luftarak.
Rezulton se 33-vjeçari kishte precedentë të mëparshëm penalë.
Njoftimi:
Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën policore, se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezlutat i veprimeve të shpejta operacionale u kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.N, 33 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm në fushen e krimeve ndaj personit.
Në rrugën “Sali Butka”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A.N., dhe gjatë kontrollit të çantës së supit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.