Ka ndodhur

Lëvizte me makinë të blinduar dhe armë zjarri në Shëngjin, arrestohet 23-vjeçari

Gazeta Si – Një 23-vjeçar nga Kurbini ka rënë në prangat e policisë, pasi qarkullonte me automjet tip Benz të blinduar në të cilin mbante armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, në sendiljen e pasme, brenda një çante dore, shërbimet e policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Mësohet se i riu është emër i njohur për policinë, pasi rezulton të jetë person me precedent precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë