Ka ndodhur

Lëvizte me 10 kg hashash në çantë, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

Gazeta Si – Policia e Durrësit ka sekuestruar dy çanta me pako me lëndë narkotike, të llojit kanabis sativa, ku ka rënë në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Në kuadër të operacionit policer të koduar “Mbikalimi”, është arrestuar shtetasi A.F., 51 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë.

51-vjeçari u kap në flagrancë, në rrugën dytësore të fshatit Sukth në drejtim të Shijakut, i cili lëvizte në këmbë duke transportuar dy çanta, brenda të cilave kishte pako me lëndë narkotike, të llojit kanabis sativa me peshë totale 10 kilogramë dhe një peshore elektronike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë