Një operacion i forcave operacionale është zhvilluar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Vlorë.
Tre fuoristradat e forcave operacionale kanë pasur informacion se në një automjet “Audi” po qarkullonin persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë.
“Pas informacioneve të marra në rrugë operative, se në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, Vlorë po lëvizte një person i armatosur, është organizuar puna, dhe si rezultat i ndërhyrjes profesionale nga ana e shërbimeve të Sektorit për Hetimin e Krimeve Vlorë në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë dhe forcën e posaçme ‘Shqiponjat’, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. A., 24 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.
24-vjeçari qarkullonte me automjetin e tij të markës Audi dhe gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën në trup (në brez) një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me 5 fishekë.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




