Gazeta Si- Një 40-vjeçar është arrestuar nga forcat “Shqiponja” në kryeqytet në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, pasi në makinë iu gjet një armë zjarri pistoletë.
Policia tha se në pranga ka rënë 40-vjeçari A.K., nga Fushë-Kruja, i cili u ndalua në rrugën “Vangjel Noti”, teksa drejtonte automjetin.
Punonjësve të policisë i paraqiti një patentë me gjeneralitete të një personi tjetër, ndërsa vetë nuk posedonte leje drejtimi.
Gjithashtu në makinë iu gjet edhe një pistoletë me municion luftarak. Tashmë 40-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




