Policia e Tiranës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe ka vënë në pranga një 29-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.
Gjatë kontrollit, të riut i është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Policia thotë se në pranga ka përfunduar shtetasi palestinez: A. D., 29 vjeç.
Sipas policisë, 29-vjeçari u kap në rrugën “Bruzi” në zonën e Laprakës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




