Ka ndodhur

Lëvizte i armatosur në fshat, nën hetim adoleshenti në Mat

Gazeta Si- Një 17-vjeçar ka terrorizuar banorët në fshatin Stojan në Mat, pasi lëvizte i armatosur ma armë gjahu.

Gjatë operacionit, policia ka bërë të mundur rrethimin e zonës ku lëvizte 17-vjeçari, dhe në kohën e ndërhyrjes ka tentuar ta fshehë armën e gjahut në tavanin e banesës së shokut të tij.

Arma e gjahut dhe municioni luftarak janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. I mituri është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë