Ka ndodhur

Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 44-vjeçari në Peqin

Gazeta Si – Policia e Elbasanit ka arrestuar një 44-vjeçari me iniciale F.D., me precedent të mëparshëm për armëmbajtje, i cili lëvizte i armatosur me pistoletë, me fishek gati për qitje.

Policia njofton se në fshatin Fatisha është ndaluar për kontroll automjeti që drejtonte 44-vjeçari, banues në lagjen Teqe të Peqinit, të cilit iu gjet me vete arma e zjarrit.

Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me makinën që drejtonte 44-vjeçari.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë