Ka ndodhur

Lëvizte i armatosur, arrestohet 17-vjeçari në Durrës

Gazeta Si – Një 17-vjeçar u arrestua në Durrës, pasi mbante pistoletë me vete. Policia thotë se adoleshenti lëvizte me pistoletë me vete, në rrugët e qytetit.

Policia njoftoi se “si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas lëvizte i pajisur me armë zjarri, në lagjen nr. 13, shërbimet e stacionit të Policisë Plazh ndërhynë menjëherë për kapjen e tij”.

Në pranga u vu shtetasin K. Gj., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi nga kontrolli fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë. Hetimet e mëtejshme për armëmbajtje pa leje do të kryhen nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë