Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar takimin e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, i cili mblodhi më të votuarit e primareve dhe 11 Majit në një tryezë që zgjati rreth tre orë.
I pyetur nëse është i shqetësuar për këtë lëvizje, Berisha tha se takimet në kafe sipas tij nuk meritojnë të komentohen, por megjithatë, ai shtoi se PD është një parti e hapur çdo lloj mendimi dhe ideje.
“Procesi i analizës së brendshme ka nisur, janë bërë gjithë udhëzimet. Kjo nuk përbën asnjë lajm dhe risi, thjesht mediat e përdorin këtë për të mbuluar superskandalet e Ramës. Diversitet mendimi në këtë parti ka pasur dhe do ketë.
Unë i shqetësuar? Jo njerëzit që kanë marrë më shumë vota janë në Parlament. Për listat e hapura ata janë njerëz të nderuar, janë aktivistë të shquar të PD dhe njerëz me kontribute të pamohueshme në PD dhe është gjëja më normale mendimi ndryshe në parti. Kanë instancat secili, Salianji është anëtar i Kryesisë së PD dhe ka vendin ku t’i shprehë mendimet.
Të gjithë kanë vendin ku të shprehin mendimet e tyre, unë pres çdo demokrat në zyrë, por janë të ftuar të shprehin mendimet e tyre gjithë demokratët, nuk ka asnjë lloj risie këtu të jem i sinqertë”, tha Berisha.
Salianji mblodhi ditën e djeshme (27 Nëntor) në një tryezë të veçantë që zgjati rreth tre orë, emrat më të votuar të Partisë Demokratike, si nga listat e hapura ashtu edhe kryesuesit e primareve, në një diskutim të hapur mbi të ardhmen e partisë.
Sipas burimeve nga takimi, qëllimi kryesor ishte dëgjimi i mendimeve dhe eksperiencës së fituesve për të nxjerrë zgjidhjet më të mira për PD-në në këtë moment të rëndësishëm politik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



