Një 38-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi është kapur me armë zjarri ndërsa lëvizte me makinë. Arrestimi ndodhi në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër, ku pas lëvizjeve të dyshimta që bënte 38-vjeçari me mjetin e tij kanë bërë që policia ta ndalonte për ta kontrolluar.
Gjatë kontrollit të mjetit forcat ‘Shqiponja’ ku gjetën një pistoletë dhe një krehër me fishekë. Kjo bëri që ata të arrestonin 38-vjeçarin dhe të bllokonin mjetin e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




