Gazeta Si – Ka lëvizje të rëndësishme në pozicionet drejtuese të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA). Me anë të një komunikate zyrtare është bërë me dije lamtumira e Peter Bayer, sekretar i përgjithshëm dhe drejtor ekzekutiv i F.1.
Këto detyra austriaku i ka mbajtur respektivisht prej viteve 2017 dhe 2021.
The FIA announces the departure of Peter Bayer and the interim appointment of Shaila-Ann Rao https://t.co/Q0r9ZubaMX
— FIA (@fia) June 1, 2022
“E falënderojmë pafundësisht Peter Bayer për rezultatet dhe kontributin e tij në zhvillimin e motosportit gjatë 5 viteve të fundit, – shkruhet në njoftimin e FIA-s. Ai ka udhëhequr, bashkë me pjesën sportive të FIA-s, strukturën piramidale të kompeticioneve.

Ka qenë gjithashtu nismëtar i krijimit të kampionatit ‘Rally-Raid’. Ka qenë një sy gjithmonë i kujdesshëm në lidhje me çështjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë. I urojmë më të mirat në ët ardhmen”.
Vendin e Bayer si sekretar i përgjithshëm i FIA-s, do ta mbajë përkohësisht Shaila-Ann Rao. Ai është një avokat me eksperiencë në zyrën ligjore të FIA-s.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




