Ka ndodhur

Lëvizje në komisariatet e Pogradecit dhe Korçës

Pas ndryshimeve të djeshme në Policinë e Shtetit të firmosura nga kryepolici Ardi Veliu, të tjera janë lëvizje janë bërë në policinë e Qarkut juglindor të Korçës.

Shefi i komisariatit të Pogradecit Niko Palla dhe shefi i komisariatit të Korçës Florian Dano janë larguar nga pozicionet përkatëse, duke u lënë vendin drejtuesve të tjerë.

Krenar Gjokutaj është emëruar shef komisariati në  Korçë, ndërsa Artur Ebaj në Pogradec.

Artur Ebaj ka qenë shef komisariati në Krujë.

Florian Dano, i cili për 2 vite e gjysmë ka kryer funksionin e shefit të komisariatit të Korçës, ndërsa tani ai do të jetë në pozicionin e kreut të njësisë Shqiponja në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë