Futboll

Lëvizje e befasishme, arabët po rrëmbejnë Milinkoviç-Saviç para Juventusit

Gazeta Si – Sergej Milinkoviç-Saviç është shumë afër transferimit në Arabinë Saudite. Futbollisti serb, gjithmonë në shënjestrën e Juventusit, ka pranuar ofertën e arabëve të Al Hilal, pas një operacioni blic mbrëmjen e së dielës.

Lojtarit i është ofruar një pagë prej 20 milionë eurosh në vit për 3 sezone, kurse për kartonin e tij klubi arab duhet të depozitojë në arkën e Lacios shumë e dëshiruar nga presidenti Lotito, 40 milionë euro. Një shifër e lartë kjo për një futbollist që i skadon kontrata pas një viti.

Sergej Milinkoviç-Saviç. Gazeta Si, 10 korrik 2023

Milinkoviç-Saviç ka pritur deri në fund një ofertë të Juventusit, që mund ta bindte Lotiton për ta shitur. Mesfushori donte të hapte një kapitull të ri në karrierë, por përballë pamundësisë së Juventusit ka ardhur kjo ofertë e lartë nga Arabia.

Pas një nate reflektimi, serbi ka pranuar të transferohet tek Al Hilal. Tani, duke përjashtuar ndonjë përmbysje të papritur, pritet përgjigja e Lotitos. Nëse edhe ai do të pranojë, atëherë marrëveshja do të mbyllet shumë shpejt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë