Iniciatori i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarë të Pogradecit.
Lapaj kërkoi firmat e qytetarëve për ta kthyer këtë lëvizje nesër në një forcë politike.
“Shqipëria bëhet, por duhet vendosmëri. Këtu populli është marre peng. Do të realizojmë këtë mision, për ne është historike. Nuk janë të gjithë njësoj. Ata që kanë marrë peng këtë vend, dhe ata që janë pengje. Premtoj se 15 vjet heq dorë nga çdo post publik, por vetëm të vijnë të firmosin, të bëhen pjesë e lëvizjes dhe të kthejmë një iniciativë në mision”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.