Ka ndodhur

‘Lëvizja Bashkë’ konteston numërimin e votave të diasporës: Po i kalojnë fletët shumë shpejt

Nga Gazeta Si- Procesi i votës së numërimit të Diasporës po shoqërohet me tensione dhe kontestime në ‘Parkun Olimpik’.

Lëvizja Bashkë ka kontestuar gjatë numërimit të votave me pretekstin se numëruesit po i kalojnë shumë shpejt fletët e votimit, duke e bërë të vështirë identifikimin e votave.

“Fletët e votimit po kalojnë shumë shpejtë. Disa herë i tërhoqëm vëmendje numëruesit, por ai nuk dëgjoi dhe vijoi po njësoj. Jemi këtu prej 24 orësh pa gjumë dhe nuk po kryejmë dot rolin që kemi. Është e papranueshme kjo gjë që ka ndodhur”, u shpreh vëzhguesja e Lëvizjes Bashkë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë