Gazeta Si – Dy zëvendës ministra të Ministrisë së Jashtme Besart Kadia dhe Artemis Malo do të largohen nga detyra në këtë dikaster për t’u emëruar ambasadorë.
Sipas vendimit të qeverisë, Besart Kadia është larguar nga posti i zëvendës ministrit të Punëve të Jashtme dhe është emëruar ambasador në Azerbajxhan.
Ndërsa Artemis Malo, nga zëvendës ministre e Jashtme është emëruar ambasadore në Kanada. Edhe Tonin Gjuraj rikthehet nga bota e Akademisë në shërbimin diplomatik si ambasador në Kroaci.
Ndërkohë, komisioni për Politikën e Jashtme zhvilloi sot një seancë dëgjimore me kandidatin për Ambasador në Ukrainë, Ernal Filo.
Në fjalën e tij Filo tha se hapja e ambasadës në Kiev tregon se vendi ynë po i jep rëndësinë e duhur vendeve dhe rajoneve që sot janë në qendër të fokusit diplomatik ndërkombëtar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



