Bayer Leverkusen, mori një fitore të madhe në kampionat, pasi mposhti Wolfsburgun me rezultatin 4-3, në një ndeshje spektakolare. Të besuarit e Alonsos e nisën malore ndeshjen, pasi e panë veten në disavantazh në minutën e 5-të, pas një autogoli të Mukiele.
Megjithatë, Wirtz në minutën e 14-të dhe Tah në minutën e 32-të, kaluan avantazhin në favorin e vendasve. Miqtë nuk u dorëzuan në asnjë moment dhe barazuan me Bornauw në minutën e 37-të, para se Svanberg të shënonte për 3-2 në favor të Wolfsburg në fundin e pjesës së parë. Emocionet nuk munguan as në fraksionin e dytë, kur Hincapie barazoi shifrat në minutën e 49-të. Në fund të takimit, ishte i përhershmi, Boniface që shënoi golin e përmbysjes, duke i dhënë fitoren 4-3 Leverkusen-it.
Me këtë triumf, “Aspirinat” shkojnë në kuotën e 9 pikëve, pas katër javëve kampionat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.