Simon Rolfes (Drejtori Sportiv i Bayer Leverkusen) komentoi spekullimet që e lidhin Granit Xhakën me një transferim të mundshëm larg “BayArena”-s. Sunderland (i kthyer në Premier League) dhe Neom SC që do të luajë në “Saudi Pro League” sezonin e ardhshëm janë skuadrat pe fundit që interesohen për shërbimet e dardanit Xhaka, që ishte pjesë integrale e Leverkusen që fitoi Bundesliga-n dhe DFB Cup në 2024/25 Superkupën e sezonit të kaluar. Duke folur për shtypin gjerman ai konfirmoi interesin për kapitenin 32 vjecar, por deri tani nuk ka një tratativë konkrete.

Rolfes konfirmoi se pret një zgjidhje të shpejtë të situatës në mënyrë që të kuptohet nëse Leverkusen mund ta planifikojë ose jo sezonin e ri me Granit Xhakën. Nënkampionët e sezonit të shkuar po pësojnë një shndërrim total pas largimeve të trainerit Xabi Alonso (Real Madrid), playmaker-it Florian Wirtz dhe mbrojtësit të djathtë Jeremie Frimpong (të dy te Liverpool). Erik ten Hag u zgjodh si traineri ri ndërsa 8 lojtarë kanë ardhur në merkato deri tani. Përfshi këtu Jarell Quansah dhe Mark Flekken. “Die Werkself” po përgatisin sezonin e ri në Brazil përpara se të luajnë ndaj Sonnenhof Großaspach në raundin e parë të DFB Cup në shtëpi në 15 Gusht. Bundesliga për ta fillon ndaj Hoffenheim një javë më pas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



