Futboll

Levandovski rekord në Champions, tripleta me 3 skuadra të ndryshme

Gazeta Si – Në fitoren e thellë të Barcelonës, 5-1 ndaj Viktoria Plzen, Robert Levandovski ka vendosur rekordin e radhës. Sulmuesi polak shënoi 3 gola në këtë ndeshje të parë të fazës në grupe.

Edhe pse kalojnë vitet dhe ndërrohen fanellat, ai vazhdon të shënojë sistematikisht. Të mërkurën në mbrëmje Levandovski u bë futbollisti i parë që ka realizuar një tripletë në Champions me tri skuadra të ndryshme.

Tripletë me Bajernin. Gazeta Si, 8 shtator 2022

Para Barcelonës, polaku e ka bërë këtë gjë me fanellën e Borusi Dortmundit dhe Bajernit të Mynihut. Shifra mbresëlënëse për një sulmues klasi.

Tripletë me Borusia Dortmund. Gazeta Si, 8 shtator 2022

Kalimi i Robert Levandovskit nga Bajerni te Barcelona u shoqërua me shumë polemika, por në fund u bë ajo që donte vetë sulmuesi. Tani ai vazhdon zanatin e tij me fanellën e katalanasve, në kampionat dhe në Champions.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë