Rikthehet debati për “Topin e Artë”, të fituar nga Mesi vetëm para pak ditësh. Këtë herë Robert Levandovski ka folur hapur, duke mos e fshehur aspak zhgënjimin për faktin se trofeu prestigjioz iu dha argjentinasit dhe jo atij.
“Nuk mund ta fsheh, ndihem keq dhe i pakënaqur. Isha shumë afër fitimit të këtij trofeu dhe fakti që të konkurroja me Mesin më ka lënë të kuptoj se në çfarë niveli kam arritur, por në ato momente jam ndjerë i trishtuar”, – është shprehur së fundi sulmuesi polak i Bajernit të Mynihut për “Kanale Sportowym”.

Nuk ka munguar edhe një shigjetë për Mesin: “Deklaratat e Mesit në ceremoninë e “Topit të Artë”? Do të doja të mos ishin fjalë boshe, por të sinqerta. Edhe pse ajo ide nuk më entuziazmon shumë”, – ka thënë Levandovski.
Pas fitimit të trofeut nga Mesi për herë të shtatë, shpërthyen polemikat në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Të shumtë janë ata që gjykojnë se ky trofe i takonte Robert Levandovskit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




