Futboll

Levandovski ngre alarmin te Barcelona: Krijojmë pak raste, na mungojnë lojtarët

Gazeta Si – Sulmuesi i Barcelonës, Robert Levandovski, ka folur për sezonin e ri, duke shpjeguar edhe pse ka kritika nga opinioni sportive për skuadrën katalanase. Për ‘ElevenSports’, polaku ka dhënë mendimin e tij pa filtra, ai ka pranuar se ka një problem me sulmin dhe trajneri Ksavi duhet të ndërhyjë.

“Ne jemi Barceloan dhe jo vetëm duhet t’i fitojmë ndeshjet, por edhe duhet të luajmë mirë dhe në sulm, – ka pohuar Levandovski. – Kjo gjë nuk ka ndodhur kohët e fundit. Ndonjëherë nuk mungojnë lojtarët e duhur për të shkuar përpara, na mungojnë sulmuesit”.

Levandovski feston një gol me Barcelonën. Gazeta Si, 1 shtator 2023

Më tej sulmuesi polak ka theksuar se sa e rëndësishme është e dy kolegëve të tij: “Kur Ferran ose Ansu (Torres dhe Fati) janë në fushë, krijojmë më shumë raste, sepse shkojnë përpara njëkohësisht. Ndonjëherë këtë nuk e bëjmë dhe për këtë arsye po kërkoj zgjidhjen më të mirë për skuadrën”.

Një ‘alarm’ i ngritur nga Robert Levandovski, i cili ka gjithë eksperiencën për të dalë në konkluzione të sakta. Drejtuesit katalanas me siguri e kanë kuptuar këtë gjë. Barcelona pati fat në shortin e Championsit, ku ra në Grupin H, bashkë me Porton, Shakhtarin dhe Antverpën e Arbnor Mujës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë