Kreu i kompanisë META, Mark Zuckerberg ka treguar se administrata e Biden kishte ushtruar presion ndaj kompanisë së tij të rrjeteve sociale për të censuruar përmbajtjet me Covid-19 gjatë pandemisë.
Në një letër dërguar Komisionit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve, Zuckerberg tha se ai ishte penduar se pse nuk kishte folur më herët për këtë presion dhe disa vendime që kreu i Facebook, Instagram dhe Whatsapp kishte marrë për të hequr disa përmbajtje nga rrjeti.
“Në vitin 2021, zyrtarë nga administrata Biden, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, vazhdimisht ushtronin presion ndaj ekipit tonë, për censuruar përmbajtje me Covid-19, përfshirë humorin dhe satirën” shkroi Zuckerberg.
“Unë besoj se presioni i qeverisë ishte i gabuar dhe pendohem se nuk e bëra transparente. Ne bëmë disa zgjedhje atëherë, që sot nuk do t’i bënim”, shkruan Zuckerberg.
Shtëpia e Bardhë dhe META nuk i’u përgjigjën kërkesës për koment.
Aty Zuckerberg shkruante se ai nuk do të jepte asnjë kontribut për të mbështetur infrastrukturën elektorale gjatë zgjedhjeve presidenciale “për të mos luajtur asnjë rol në asnjë anë”.
Gjatë zgjedhjeve të fundit, të cilat u mbajtën në vitin 2020 gjatë pandemisë, miliarderi kontribuoi me 400 milionë dollarë nëpërmjet Iniciativës Chan Zuckerberg, sipërmarrjes së tij filantropike me gruan e tij, për të mbështetur infrastrukturën zgjedhore, një lëvizje që tërhoqi kritika dhe padi nga disa grupe që thanë se lëvizja ishte partiake./Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.