Kombetarja

Letoni-Shqipëri, Në Riga do të luhet për vendin e dytë

Letonia shpreson të kalojë Shqipërinë në vendin e dytë në përfundim të sfidës së të martës që do të zhvillohet në “Stadions Skonto” që do të jetë e 3 mes skuadrave në eleminatoret e Kupës së Botës. Vendasit janë në vendin e 3 me 3 pikë pas humbjes 3-0 që Anglia iu shkaktoi në 24 Mars. Ndërsa kuqezinjtë një vend më lart me 4 pikë pas barazimit të bardhë ndaj Serbisë, të shtunën e kaluar. Traineri i Letonisë, Paolo Nicolato nuk ka zgjidhur ende problemin me golin dhe është koshient për vështirësitë që konfirmohen nga 3 golat e shënuar në 7 ndeshjet e fundit. “Wolves” sic quhen ndryshe lojtarët e Letonisë kanë fituar vetëm 1 ndeshje, barazuar 2 dhe humbur 4 në këtë periudhë. 

Gjithashtu ata nuk fitojnë në 3 ndeshjet e fundit në shtëpi (1 barazim dhe 2 humbje). Kuqezinjtë kanë luajtur dhe barazuar 5 ndeshje (4 prej tyre zyrtare) ndaj vendasve, përfshi rezultatin 3-3 në përballjen e fundit, zhvilluar Shtatorin e vitit 1999. Në krye të Shqipërisë, Sylvinho shpreson të marrë më të mirën pas disa ulje-ngritjeve në ndeshjet e fundit. Kuqezinjtë kanë 2 fitore, 2 barazime dhe po kaq humbje në 6 ndeshjet e fundit duke e ruajtur portën e paprekur në 4 ndeshje por duke shënuar vetëm 5 gola në këto takime. Në 5 transfertat e fundit Shqipëria ka 2 fitore, 2 humbje dhe 1 barazim.

Letonia mund të rrjeshtohet  3-4-3, me Raivis Jurkovskis, Antonijs Cernomordijs dhe  Daniels Balodis në qendër të mbrojtjes. Ndërsa në sulm pritet që Alvis Jaunzems, Janis Ikaunieks dhe Vladislavs Gutkovskis të mbështeten nga Aleksejs Saveļjevs dhe Dmitrijs Zelenkovs. Shqipëria pritet të startojë si në Tiranë me 4 lojtarë në mbrojtje, Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli dhe Mario Mitaj. Sylvinho mund të preferojë sërish Kristjan Asllanin dhe Juljan Shehun pas një sulmi të zgjeruar me Armando Brojan, Qazim Lacin, Arber Hoxhën dhe Rey Manajn.
Formacionet e mundshme
Letonia:
Zviedris; Jurkovskis, Cernomordijs, Balodis; Savaļnieks, Saveljevs, Zelenkovs, Ciganiks; Jaunzems, Ikaunieks; Gutkovskis
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Ismajli, Mitaj; Asllani, Shehu; Broja, Laci, Hoxha; Manaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë