Kombetarja

Shqipëria në avantazh, Cernomordjis shënon në portën e tij

Ndeshje e vlefshme për Grupin K në ditën 4 të eleminatoreve në zonën evropiane, drejt Kupës së Botës 2026. Sfidë që zhvillohet në “Stadions Skonto” në Riga. Vendasit luajnë ndeshjen e 3 ndërsa kuqezinjtë janë me kalendar të plotë.

Asistenti Bulku shpjegon formacionin e Shqipërisë

Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm dhe kjo vlen për Balliun që është një zgjedhje teknike e trainerin. Gjimshiti mungon për kartona ndërsa Ajeti ishte i pamundur. Nëse do të fitojmë një tjetër 11 metërsh, atë do ta gjuajë Asllani. Ndërsa Kapiteni zgjidhet në bazë të ndeshjes, ndaj sot është Manaj që luan si zakonisht pasi një lojtar nuk mund ta humbasë formacionin pas një penalltie të humbur.

Letoni-Shqipëri, Formacionet zyrtare

Nicolato dhe Sylvinho shpallën pak më parë formacionet me të cilat skuadrat do të zbresin në fushë në orën 20:45. Vendasit do të rrjeshtohen 5-3-1-1 ku Zelenkovs do niset nga e majtas e mesfushës ndërsa Ikaunieks mbështet Gutkovskis. Në ndryshim nga përballja e Tiranës ndaj Serbisë, Sylvinho e rrjeshton Shqipërinë në 4-3-3. Ndryshimet vihen re edhe në emrat e lojtarëve. Strakosha është portierit ndërsa përpara tij, Mitaj nga e majta. Kumbulla zëvendëson Gjimshitin (mungon për kartona) përkrah Ismajlit ndërsa Balliu zëvendëson Hysajn në të djathtë. Laci-Shehu-Asllani formojnë trion e mesfushës që trinomin Hoxha-Manaj-Broja në sulm.

Ndërkohë të gatshëm në stol janë:
Letoni: Orols, Matrevics, Jagodinskis, Grabovskis, Penkevics, Daskevics, Zaleiko, Vapne, Regza, Melnis, Tonisevs, Melniks.
Shqipëri: Kastrati, Sherri, Hysaj, A. Bajrami, Asani, N. Bajrami, Uzuni, Aliji, Berisha, Muci, Daku, Ramadani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë