Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka reaguar pas lëshimit të 8 urdhërarresteve nga SPAK për pastrimin e 20 mln eurove përmes inceneratorit të Tiranës, por që nuk pati asnjë të arrestuar
Meta u shpreh se personat për të cilët janë lëshuar urdhërarrestet janë lajmëruar të ikin.
“Është grabitje pa maska në mes të ditës, e qindra milionë euro. Bëjnë një lëvizje të sforcuar, politike, për 20 mln euro kur bëhet fjalë për qindra milionë euro.
Edhe ndërkohë ata që lajmërohen të ikin edhe ti hanë në arrati lekët. SPAK 99% e fletëarresteve që lëshohen lajmërohen dhe ikin.
Edhe ndonjë që futet në burg, futet me mirëkuptim dhe në mirëbesim që do ti vazhdojnë pagat nga biznesi për shkak të firmës që kanë hedhur për llogari të Edi Ramës”, u shpreh Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.