Gazeta Si – Leonard Duka, i njohur si kreu i klanit “Duka” në Elbasan dhe një prej rivalëve të biznesmenit të zhdukur Ervis Martinaj, ka dëshmuar sot në gjyq për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, njërit prej njerëzve të Martinajt.
Të pranishëm në sallë ishin edhe të pandehurit e tjerë, vëllai i tij Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Goga.
Ndërsa Duka pranoi se kishte patur kontakte me Ervis Martinajn, mohoi që të ketë patur “Sky Ecc”, pavarësisht se SPAK paraqiti si prova të reja biseda mes tij dhe Martinajt me detaje të tjera nga ato që janë publikuar më herët në media.
Gjatë seancës pati përplasje pasi nëna e viktimës shpërtheu ndaj Dukës duke e akuzuar për vrasjen e djalit të saj, ndërsa e paralajmëroi se do të hakmerrej. Nga ana tjetër Duka mhoi të kishte patur konflikte me Malkon.
Pjesë nga seanca:
Avokatja pyet Dukën: A keni patur “Sky ecc”
Duka: Jo
Pyetet për kodin
Duka: Se kam idenë
Avokatja : Keni patur kontakte me persona që kanë patur sky?
Leonard Duka: Jo s’kam patur asnjë kontakt
Pyetet lidhur me një foto të gjetur në Sky
Duka: nuk jam unë
Prokurori i SPAK, Behar Dibra: me Ervis Martinaj keni komunikuar keni patur kontakte?
Duka: Po e kam takuar
Dibra: Po komunikime të tjera?
Duka: Jo
Dibra: Po babai juaj ka patur ndonjë problem e keni ndarë me njeri?
Duka: Babai im ska patur asnjë problem
SPAK paraqiti prova të reja në “SKY ECC”, ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj
Gjatë seancës, gjykata nxorri jashtë sallës së gjyqit, nënën e Santiago Malkos, e cila debatoi me të pandehurin: “S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do ta vras. Më fute djalin në dhe”.
Seanca u shty për një datë tjetër, ndërsa është përsëritur fletëthirrja për Muhamet Dukën, babain e Leonard Dukës që të paraqitet për të dëshmuar.
Të pandehur në këtë proces janë Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga, të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që dyshohet se ka planifikuar dhe ekzekutuar Malkon, i njohur si “krahu i djathtë” i Ervis Martinaj.
Dhunimi i babait të vëllezërve Duka dyshohet se është edhe ‘sebepi’ i armiqësisë mes ish-miqve Duka-Martinaj, që kaluan më tej në konflikt të përgjakshëm.
Nga hetimet dhe dëshmitë rezulton se Malko kishte rrahur babanë e vëllezërve Duka dhe situata kishte denigruar më tej, teksa ish-polici cilësohej si mbështetës i ‘mbretit të kumarit’, Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej 8 gushtit 2022 pa asnjë gjurmë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.