Ka ndodhur

Lëndë plasëse derës së një dyqani në Tiranë te ‘Komuna e Parisit’

Gazeta Si - Dera e një dyqani shpërtheu me lëndë plasëse mëngjesin e të dielës në Tiranë. Policia thotë se rreth orës 09:30 u njoftua se ishte hapur me forcë dera e një dyqani në rrugën “Jusuf Vrioni” te "Komuna e Parisit".

Ndërkohë që shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. “Nga veprimet paraprake dyshohet se dera e dyqanit në pronësi të shtetasit A.C. mund të jetë dëmtuar si pasojë e plasjes së një kapsolle detonatore, apo të ndonjë sasie të vogël lëndë plasëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetuesit që po merren me rastin paraprakisht kanë dyshime për ndonjë konflikt që pronari mund të ketë patur, dhe eksplozivi ka qenë për t'i dhënë një mesazh kërcënues..


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë