Ka ndodhur

Lëkundje tërmeti në orët e para të mëngjesit në Elbasan

Gazeta Si – Një tërmet me magnitudë 3.9 i shkallës Rihter, u regjistrua mëngjesin e së kësaj të enjteje rreth orës 06:32, në Elbasan.

Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, lëkundjet sizmike u regjistruan në qendër Elbasan me thellësi 5 kilometër nga toka.

Nuk ka njoftim për dëme materiale, ndërsa lëkundjet e para u pasuan edhe nga një tjetër me magnitudë më të ulet, 3.6 e shkallës Rihter.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë