Ka ndodhur

Lëkundje tërmeti në juglindje të vendit, vetëm 2 km thellësi

Gazeta Si – Lëkundje tërmeti janë regjistruar mesditën e së hënës në rajonin juglindor të vendit. Qendra Europiane e Sizmologjisë raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 4 i shkallës Rihter dhe një thellësi prej vetëm 2 kilometrash.

Ndërkohë, epiqendra e tërmeti është regjistruar 16 kilometra në jug të Ersekës.

Nuk raportohet për dëme materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë