Ka ndodhur

Lëkundje tërmeti në juglindje të vendit me magnitudë 4.1 ballë

Gazeta Si – Një lëkundje sizmike është ndjerë mëngjesin e kësaj të shtune në juglindje të vendit. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 ballë e shkallës Rihter.

Tërmeti ka pasur epiqendrën 20 kilometra larg qytetit të Ersekës, vend ku dhe është ndjerë më tepër.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale dhe as për persona të lënduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë