Ka ndodhur

Lëkundje tërmeti 3.7 ballë në Tiranë. Në të njëjtën datë dhe orë, si të dy viteve më parë

Një lëkundje tërmeti me magnitudë 3.7 ballë është regjistruar rreth orës 16:04 në Tiranë këtë të martë. Sipas IGJEUM-it, tërmeti raportohet të ketë rënë 6 km në fshatin Xibër në jug të Klosit (Burrel) dhe ka qenë me thellësi 11 km. Raportohet se dridhjet e tokës janë ndier edhe në disa qytete të vendit.

Informacioni për lëkundjen e regjistruar këtë të martë, 21 shtator 2021

Në fakt, lëkundja e sotme ka rikthyer në kujtesë tërmetin e dy viteve më parë, pikërisht në 21 shtator 2019 dhe në të njëjtën orë (14:04) me atë që u regjistrua edhe sot (rreth dy muaj para atij më të fuqishmit në 26 nëntor 2019).

Në rreth, informacioni nga tërmeti i para dy viteve në detin Adriatik

Pikërisht në këtë datë dhe orë, një tërmet i magnitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik, u ndje në disa qytete të vendit.

Pas lëkundjes pati rreth 150 persona të lënduar dhe tërmeti shkaktoi panik në popullatë dhe dëme materiale, ku u dëmtuan dhjetëra makina në Tiranë dhe disa banea pësuan çarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë