Ngjarje

Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë 4.4 ballë

Gazeta Si – Një tërmet me magnitudë 4,4 të shkallës Rihter u regjistrua në orët e para të mëngjesit të kësaj të martë në Shqipëri rreth orë 05:04.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit është regjistruar, pranë zonës së Zall Herrit në Kamëz, në një thellësi prej vetëm 5 kilometrash.

Epiqendra ishte 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në jug-jugperëndim të Krujës. Lëkundjet janë ndjerë në kryeqytet dhe në zonat përreth.

Ndërsa është ndjerë në fort në Durrës dhe Tiranë dhe më lehtë në qytete të tjera si Fieri, Elbasani dhe Vlora.

Deri në këtë moment, nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar. Tërmeti u shoqërua me disa paslëkundje, te magnitudës 2,2.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë