Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë është regjistruar rreth orës 14:30 në Mal të Zi, por lëkundjet janë ndier të forta edhe në Shkodër.
Mësohet se epiqendra ka qenë pranë Podgoricës dhe fare pak km nga Kopliku, Malësi e Madhe.Lëkundjet kanë qenë me një thellësi prej rreth 5 km dhe deri tani nuk raportohet për dëme apo persona të lënduar.

Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, u raportua për 3 tërmete të tjera të njëpasnjëshme në veri të vendit, pikërisht në zonën e Koplikut, më i madhi me magnitudë 3.4.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




