Futboll

Leksion turk, Tirana pëson 4 gola në testin me Fenerbahçen

Gazeta Si – Diferencat janë të mëdha, Fenerbahçe është tjetër nivel. Tirana ka marrë një leksion nga ekipi i njohur në miqësoren e luksit, e fundit për kampionët në tokën turke.

Katër gola pësuan kampionët e Shqipërisë në këtë ndeshje, ku nuk shënuan asnjëherë. Berisha shënoi që në fillim për Fenerbahçen. Rezultati u thellua në pjesën e dytë me golat e Novak, Pelkas dhe Samata.

Tirana dhe Fenerbahçe, duke dale ne fushe para ndeshjes. Gazeta Si, 25 qershor 2022

Rezultati në të tilla ndeshje është gjithmonë dytësor. Megjithatë, kjo humbje diçka tregon. Trajneri Orges Shehi ka testuar të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion. Ndoshta ai ka të drejtë, kur thotë se Tirana ka nevojë për përforcime.

Bardheblutë e kanë marrë sot një leksion të mirë, që ka treguar se ku kanë më shumë probleme para aventurës europiane. Tirana do të mbyllë të dielën përgatitjet në Turqi dhe të hënën do të kthehet në Shqipëri.

Formacionet fillestare
Fenerbahçe: Ertugrul, Lemos, Serdar, Novak, Osai, Gustavo, Bruma, Irfan, Linkoln, Mert Hakan, Berisha.
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Behiraçe, Ismajlgeci, Aleksi, Limaj, Totre, Xhixha, Seferi, Devid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë