Futboll

Leksion nga Argjentina, Riveri i ‘dhuron’ titullin Bokës rivale

Gazeta Si – Titulli i 35-të i fituar nga Boka Xhuniors me fotofinish ka dhuruar pamje dhe situata të rralla, që flasin për një ‘fair-play’ të pazakonshëm nga ato anë. Jo rastësisht edhe shtypi vendës një ditë më pas është marrë me këtë rast të jashtëzakonshëm, me Bokën që triufoi falë “ndihmës” së rivalëve historikë të River Plejtit.

Riveri fitoi në fushën e Rasing, rivalëve të Bokës në garën për titull. Pavarësisht deklaratave para ndeshjes, ndershmërisht pak imagjinonin se dy sfidat vendimtare, Boka-Independiente dhe River-Racing, do zhvilloheshin rregullisht, duke respektuar ‘fair-play’-in.

Nga ndeshja Racing-River Plejt. Gazeta Si, 24 tetor 2022

Por realiteti ishte ndryshe. Ndeshjet në ‘Bombonera’ dhe ‘Cilindro di Avellaneda’ i kanë dhënë fisnikëri futbollit argjentinas, duke i dhuruar publikut dy ndeshje të hapura, pa kalkulime dhe logjikë tifozësh.

‘Boka falënderon Riverin”, – është një nga titujt e shtypit argjentinas. Titull aspak i zakonshëm. Riveri mundi Racing me përmbysje, ndodhi e papritura. Të gjithë ata që e mendonin të sigurt humbjen e Riverit për të penguar Bokën për titullin, kanë dalë blof. Respekte për Riverin, që lejoi Bokën ta barazonte në majë të klubeve më të titullar në vend me 51 trofe.

Në fakt, prapa sportivitetit të ‘millonarios’ ishte mbi të gjitha dëshira e Gajardos për t’u larguar në mënyrën më të mirë të mundshme. Cikli i trajnerit që tani do ta kërkojë fatin në Europë, nuk mund të mbyllej me një rezultat negativ, edhe pse kjo do të thoshte festë për “kushërinjtë” e urryer ‘xeneize’.

I njëjti diskutim edhe për Independiente, protagonist i një ndeshjeje të fortë ndaj Bokës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë